Platforma e trajnimit “perfjalenelire.al” përmban 3 module trajnimi online, të cilat janë të regjistruara në formatin audio-video. Modulet trajtojnë tematika mbi lirinë dhe pavarësinë e medias dhe pozicionin e medias vendore, pabarazinë gjinore në punën e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes si dhe advokimi përmes rrjeteve mbi çështjet me rëndësi për demokracinë vendore.
Po ashtu, platforma do të dokumentojë veprimtarinë e Koalicionit “Bashkë për Fjalën e Lirë”, duke publikuar shkrime të anëtarëve të Koalicionit, raporte, monitorime dhe komunikime publike mbi lirinë e medias, pozicionin e gazetarëve dhe barazinë gjinore Në platformë do të publikohen broshura dhe materiale të dedikuara për projektin të lidhura me barazinë gjinore, mbrojtja nga diskriminimi gjinor dhe gjuha e urrejtjes në media. Analiza ligjore mbi pozicionin e medias lokale në Shqipëri, dokumenti i politikave do të jenë pjesë e kësaj platforme.
ÇFARË DO TË PËRMBAJË PLATFORMA:
3 module
Gjuha: Shqip
Modulet online mund të shihen si një paketë e plotë
Për fjalën e lirë
Platforma e trajnimit “perfjalenelire.al” përmban 3 module trajnimi online, të cilat janë të regjistruara në formatin audio-video. Modulet trajtojnë tematika mbi lirinë dhe pavarësinë e medias dhe pozicionin e medias vendore, pabarazinë gjinore në punën e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes si dhe advokimi përmes rrjeteve mbi çështjet me rëndësi për demokracinë vendore. Po ashtu, platforma do të dokumentojë veprimtarinë e Koalicionit “Bashkë për Fjalën e Lirë”, duke publikuar shkrime të anëtarëve të Koalicionit, raporte, monitorime dhe komunikime publike mbi lirinë e medias, pozicionin e gazetarëve dhe barazinë gjinore Në platformë do të publikohen broshura dhe materiale të dedikuara për projektin të lidhura me barazinë gjinore, mbrojtja nga diskriminimi gjinor dhe gjuha e urrejtjes në media. Analiza ligjore mbi pozicionin e medias lokale në Shqipëri, dokumenti i politikave do të jenë pjesë e kësaj platforme.
MODULE 1
Angazhimi qytetar dhe demokracia në nivel vendor,
MODULE 2
Liria dhe pavarësia e medias lidhur me aspekte të barazisë gjinore;
MODULE 3
Advokimi përmes rrjeteve mbi çështjet me rëndësi për demokracinë vendore.
Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike” zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja, Keshilli Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.C.
Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.
Gruaja tek Gruaja (GTG) është themeluar nga një grup grash aktiviste, anëtare të “Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza” të cilat nisën të merren me çështjet e grave që në fillim të viteve 90’ duke bashkëpunuar me gra dhe vajza nga Shkodra dhe në veri të Shqipërisë. Sot, kjo organizatë që siguron shërbimet më cilësore për mbështetjen, fuqizimin dhe promovimin e gruas dhe pikë referimi për politikat sociale lidhur me këto shërbime. Misioni i saj është fuqizimi i gruas dhe familjes në qarkun Shkodër dhe më gjerë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve psiko-ligjore dhe strehimit për viktimat e dhunës, këshillimit për djemtë dhe burrat e dhunshëm, fuqizimit ekonomik të grupeve vulnerabël të grave dhe vajzave, rritjes së kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm, informimit dhe edukimit publik dhe avokatësisë duke u udhëhequr nga parimi i mosdiskriminimit.
Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) Medias është një organizatë e pavaruar gazetarësh, e regjistruar ligjërisht si një Organizatë Jo-Fitimprurëse (OJF), që synon krijimin e medias së pavaruar, etike dhe profesionale në Shqipëri. Organizata është themeluar në vitin 2015, si një inisiativë e 7 profesionistëve të medias, të ndërgjgjshëm për rëndësinë e cilësisë së raportimit në media dhe me synimin për të promovuar vetë-rregullimin në komunitetin e gazetarëve, si një levë e rendësishme për të rivendosur dhe ruajtur besimin e publikut Shqiptar. Anëtarët themelues të Këshillit janë 30 gazetarë shqiptarë të televizionit, medias së shkruar dhe asaj on line. Organi drejtues i KSHM është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve dhe Bordi Drejtues i përbërë nga 7 anëtarë.
Kjo nismë zbatohet nga Fondacioni Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja, Këshilli Shqiptar i Medias, në kuadër të projektit “Media e Pavarur për një Qeverisje Demokratike”, zbatuar me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

